Forcat jemenase çlirojnë 80% të provincës Taiz
(last modified Tue, 16 Mar 2021 15:06:58 GMT )
Mars 16, 2021 16:06 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase çlirojnë 80% të provincës Taiz

Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë çliruar 80% të rajoneve të pushtuara në provincën Taiz dhe kanë vendosur nën kontrollin e vet.

Gazeta libaneze “Al-Akhbar” ka njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë 24 orëve të kaluara kanë çliruar dhe marrë nën kontroll rajone të rëndësishme në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit siç janë lartësitë Daraf, Al-Araf dhe Ghabari në perëndim të frontit Maghbane dhe rajonin Al-Tavir duke dëbuar forcat e qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi që mbështetët nga regjimi Al Saud i Arabisë Saudite.

Burimet lokale kanë thënë se aktualisht në frontin Al-Barah dhe Al-Kaviha të provincës Taiz janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes forcave mercenare të Mansur Hadi dhe forcave të ushtrisë së Jemenit. Sipas këtyre burimeve, gjatë luftimeve të ditës së kaluar janë vrarë me dhjetëra forca mercenare të Mansur Hadi dhe disa komandantë të lartë në mesin e tyre edhe 30 mercenarë të EBA.

Ndërkohë zëdhënësi i forcave të ushtrisë së Jemenit ka njoftuar për bombardimin me dronë të bazës ajrore “Mbreti Khalid” në Khamis Mashit në jug të Arabisë Saudite.

Jahja Sari’e, zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, ka thënë: “Këto sulme janë kryer në orët e para të ditës së martë me anë të dronëve të llojit “Kasef K2”. Këto sulme janë kryer në kuadër të kundërpërgjigjes ndaj agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit.

 

Tags