Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite mbështet normalizimi e marrëdhënieve me regjimin sionist
(last modified Fri, 02 Apr 2021 15:10:47 GMT )
Prill 02, 2021 17:10 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite mbështet normalizimi e marrëdhënieve me regjimin sionist

Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite pretendoi se normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist ka shumë dobi për rajonin nga aspekti ekonomik, shoqërore dhe të sigurisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Fejsal Farhan, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, në një intervistë e kanalin televiziv CNN, në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve zyrtare mes Riadit dhe Tel Avivit, ka thënë: “Procesi i normalizimit të marrëveshjeve është në diskutim, mirëpo kjo marrëveshje deri në një masë të madhe varet nga progresi në procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit. Aktualisht nuk ekziston mundësia për normalizimin e marrëdhënieve në rajon, përveç në atë kohë kur ta kemi zgjidhur çështjen e Palestinës dhe të formohet shteti i Palestinës në kufijtë e vitit 1967. Nëse do të mund ta hapim një rrugë në këtë drejtim, atëherë mund ta kemi një rajon më të sigurt. Në lidhje me pëlqimin e Arabisë Saudite me fluturimet e drejtpërdrejta të Haxhit nga Tel Avivi në Meka, duhet thënë se nëse do të shënohet progres në zgjidhjen e konfliktit të Palestinës dhe Izraelit, atëherë qytetarët izraelitë të çfarëdo feje që të jenë, do të mirëpriten në Arabinë Saudite”.

 Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite duke shmangur përgjigjen ndaj pyetjes në lidhje me ndëshkimin e princit të kurorës së Arabisë Saudite në dosjen e vrasjes së Jamal Khashoggi, tha: “Riadi ka marrëdhënie të fuqishme me Qeverinë e Amerikës dhe Arabia Saudite është çelësi kryesor i interesave të Amerikës dhe prioriteteve të saj në rajon”.

Tags