Arabia Saudite ka kufizuar pelegrinazhin e Ramazanit vetëm për ata që marrin vaksinën korona
(last modified Tue, 06 Apr 2021 05:34:12 GMT )
Prill 06, 2021 07:34 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite ka kufizuar pelegrinazhin e Ramazanit vetëm për ata që marrin vaksinën korona

Ministria Saudite e Haxhit njoftoi se vetëm ata njerëz që kanë marrë vaksinën anti-korona do të lejohen të kryejnë ritualet e haxhit umre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe të luten në Xhaminë e Shenjtë në Mekë.

Sipas agjencisë IRNA; Ministria Saudite e Haxhit në një deklaratë tha se leja do të lëshohet për ata që kanë marrë dy doza të vaksinës korona, ose për ata që kanë kaluar 14 ditë që nga vaksinimi i parë, ose për ata që janë shëruar nga sëmundja e Covid-19. Në tetor 2020, Arabia Saudite hapi xhaminë e shenjtë për besimtarë për herë të parë në shtatë muaj dhe ritualet e haxhit umre  rifilluan pasi u ulën kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Vitin e kaluar, si masë paraprake, Haxhi ishte i kufizuar në rreth 10,000 pelegrinë, të gjithë ishin nga brenda Arabisë Saudite, ndërsa një vit më parë (2019), rreth 2.5 milion njerëz kishin të drejtë të kryenin Haxhin. Arabia Saudite ka parë një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me virusin kroona, me më shumë se 390,000 njerëz të infektuar me virusin që nga fillimi i tij, nga të cilët 6,799 kanë vdekur. Kjo statistikë është shumë e lartë në mesin e vendeve të Gjirit Persik.  

Tags