Arabia Saudite e kufizon Haxhin e këtij viti vetëm për besimtarët me qëndrim në këtë vend
(last modified Sat, 12 Jun 2021 15:20:15 GMT )
Qershor 12, 2021 17:20 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite e kufizon Haxhin e këtij viti vetëm për besimtarët me qëndrim në këtë vend

Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite për shkak të përhapjes së pandemisë së virusit Korona, këtë vit e ka kufizuar Haxhin vetëm për besimtarët me qëndrim në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve WAS ka njoftuar se Ministria e Haxhit dhe Umrës dhe Arabisë Saudite sot (të shtunën) me anë të një komunikate, ka deklaruar: “Haxhi këtë vit do të organizohet me pjesëmarrjen e 60 mijë haxhinjve në përgjithësi dhe do të jetë i kufizuar vetëm për qytetarët dhe personat me qëndrim në Arabinë Saudite. Këto masa janë marrë në bazë të vazhdimit të përhapjes së pandemisë së virusit Korona dhe përhapjen e varianteve të reja të virusit Korona”.

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka theksuar se personat që bëjnë regjistrimin për pjesëmarrjen në Haxh, gjithashtu nuk duhet të kenë sëmundje kronike dhe gjithashtu të jenë të moshës 18-65 vjeçar dhe prej atyre që kanë marrë vaksinën kundër virusit Korona.

Tags