Damasku e vlerëson rezolutën e fundit të KS si theksim për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë
(last modified Sun, 11 Jul 2021 12:32:03 GMT )
Korrik 11, 2021 14:32 Europe/Tirane
  • Damasku e vlerëson rezolutën e fundit të KS si theksim për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë e ka vlerësuar rezolutën e fundit të KS të OKB në lidhje me mekanizmin e dërgimit të ndihmave humanitare, si një theksim të ri për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fejsal Mekdad ditën e shtunë ka theksuar: “Miratimi i rezolutës 2585 të Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me vazhdimin e hyrjes së ndihmave ndërkombëtare në Siri, konsiderohet një sukses për arsye se kjo rezolutë përfshinë të gjitha aspektet që shtetet perëndimore nuk dëshironin t’i pranonin ato. Rezoluta 2585 e KS të OKB është theksim përsëri mbi bindjen e OKB ndaj ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë dhe me këtë rezolutë e cila thekson në të gjitha paragrafët e saj nevojën për dërgimin e ndihmave për Sirinë sidomos nga brenda vendit, të gjitha grupet e armatosura dhe terroriste janë vendosur nën rrethim”.

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka thënë: “Kjo rezolutë është me këtë kuptim se korridoret e huaja nuk janë mjeti kryesor për dërgimin e ndihmave humanitare për Sirinë, por autoritetet brenda Sirisë konsiderohen mekanizëm kryesor. Shtetet perëndimore, Amerika dhe të gjithë ata të cilët mbështesin terrorizmin përdornin korridoret kufitare për të siguruar artikujt e nevojshëm për grupet e armatosura dhe terroristët. Shtetet perëndimore akoma insistojnë se nuk do ta ndihmojnë Sirinë dhe nuk dëshirojnë të ndihmojnë projektet për rindërtimin dhe zhvillimin e Sirisë.

Tags