Arabia Saudite do të rifillojë pranimin e vizitorëve të huaj për Haxhin e Umres
Arabia Saudite ka bërë të ditur se do të rifillojë pranimin e vizitorëve të huaj në Masxhidul-Haram për organiziomin e Haxhit të Umres pas një pauze të gjatë prej 18 muajve.
Agjencia e lajmeve WAS njoftoi se Ministria për Çështje të Haxhit e Arabisë Saudite ka njoftuar se duke filluar nga 9 gushti, do fillojë të pranojë kërkesa nga vende të ndryshme të botës për kryerjen e Haxhit të Umres dhe organizimin e namazit në Masxhidul-Haram dhe në Xhaminë e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..
Por, kapaciteti i pranimit të vizitorëve gradualisht do të rritet nga 60,000 vizitorë në 2 milionë persona në muaj.
Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres tha se vizitorëve, në kërkesat e tyre, do t’u kërkohet të tregojnë certifikatën e autorizuar të vaksinimit kundër COVID-19.
Vizitorët e huaj duhet të respektojnë masa të rrepta kundër koronavirusit para se të kryejnë ritualin, përfshirë izolimin për tre ditë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.