Komisioni Zgjedhor në Irak: Niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve të Irakut në zgjedhje ka qenë 41%
(last modified Mon, 11 Oct 2021 12:29:01 GMT )
Tetor 11, 2021 14:29 Europe/Tirane
  • Komisioni Zgjedhor në Irak: Niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve të Irakut në zgjedhje ka qenë 41%

Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Irakut ka deklaruar se niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve irakianë në zgjedhjet parlamentare të këtij vendi ka qenë 41%.

Agjencia e lajmeve Eufrat News njoftoi se Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Irakut të hënën në një raport të tij, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në provincat e ndryshme të këtij vendi është publikuar në mënyrë të ndarë. Në këtë kuadër, të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me fitoren e një kandidati ose të një liste të veçantë, nuk janë të vërteta dhe duhet të presim deri në shpalljen e rezultateve nga ana e Komisionit të Zgjedhjeve, - thuhet në raport.  

Komisioni i Zgjedhjeve të Irakut ka kërkuar nga të gjithë subjektet politike që të presin shpalljen e rezultateve nga ana e këtij Komisioni, për arsye se vetëm ky institucion është përgjegjës për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të Irakut pritet të shpallen sot pasdite.

Barham Saleh, presidenti i Irakut dhe Mustafa Al-Kadhim, kryeministri i Irakut, në deklarata të ndara, kanë falënderuar qeverinë, strukturat e sigurisë dhe Komisionin e Zgjedhjeve dhe vëzhguesit ndërkombëtare për krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të Irakut.

Tags