Mishel Aun: Kemi nevojë për shtatë vite që të dalim nga kriza aktuale
(last modified Sat, 25 Dec 2021 14:09:08 GMT )
Dhjetor 25, 2021 15:09 Europe/Tirane
  • Mishel Aun: Kemi nevojë për shtatë vite që të dalim nga kriza aktuale

Presidenti i Libanit ka theksuar se vendi i tij ka nevojë për 6-7 vite kohë që të dalë nga kriza aktuale ekonomike.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mishel Aun, presidenti i Libanit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Kemi arritur në rezultatin e vjedhjes, korrupsionin dhe dështimit, prandaj pikërisht kjo çështje kërkon një ndryshim të përcaktuar dhe të qartë për të dalë nga kriza nga e cila po vuajmë dhe ky ndryshim ka nevojë për 6-7 vite kohë".

Libani gjatë muajve të fundit është përballur me presion të konsiderueshëm nga ana e disa shteteve arabe të Gjirit Persik. Tensionet e fundit mes Libanit dhe disa shteteve arabe të Gjirit Persik, sidomos Arabisë Saudite ka filluar nga koha Xhorxh Kardahi, ministri në dorëheqje për informim i Libanit, në një intervistë televizive që i përket një kohe para emërimit të tij në postin e ministrit, kishte kërkuar t'i jepet fund luftës kundër Jemenit.

Pas deklaratave të tij, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë tërhequr ambasadorin e vet nga Libani ndërsa Kuvajti në një veprim të ngjashëm, shkoi edhe më larg duke i dhënë ultimatum ambasadorit të Libanit 48 orë që të largohet nga ky vend. Xhorxh Kardahi më në fund nën presione të ndryshme, u detyrua të japë dorëheqje.

Tags