Kryeministri i Irakut thekson përndjekjen e terroristëve të ISIS në çdo vend
(last modified Thu, 27 Jan 2022 15:01:06 GMT )
Janar 27, 2022 16:01 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut thekson përndjekjen e terroristëve të ISIS në çdo vend

Kryeministri i Irakut gjatë një deklarate nga zona kufitare e Irakut me Sirinë, ka theksuar përndjekjen e elementëve të grupit terrorist ISIS brenda dhe jashtë territorit të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Shafak News njoftoi se Mustafa Al-Kadhim, kryeministri dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të Irakut, sot ( të enjten) gjatë një vizite që bëri në zonat kufitare të Irakut dhe Sirisë, ka thënë se ka shkuar për të vizituar këto zona kufitare në mënyrë që të vëzhgojë drejtpërdrejtë veprimet e forcave të sigurisë së Irakut.

Al-Kadhimi gjithashtu ka vlerësuar se prania e tij në zonat kufitare të Irakut dhe Sirisë është theksim mbi gatishmërinë e forcave të armatosura të Irakut për t’u përballur me çfarëdo lloj veprimi dhe përpjekje që ka për qëllim goditjen e sigurisë dhe stabilitetit të Irakut.

Al-Kadhimi me këtë rast i është drejtuar terroristëve të ISIS dhe ka thënë: “Mos na provoni neve! Ju shumë herë na keni provuar neve dhe keni pësuar disfatë e humbje të mëdha dhe e dini shumë mirë se ne do t’u përndjekim juve si brenda territorit të Irakut, ashtu edhe jashtë tij. E dini shumë mirë se gjaku i irakianëve për ne është shumë i shtrenjtë dhe ju do të paguani çmim të lartë për çfarëdo lloj veprimi destruktiv që bëni”.

Tags