Al Kaida kërkon një milion dollarë për lirimin e 5 punonjësve të OKB
(last modified Thu, 24 Feb 2022 14:14:06 GMT )
Shkurt 24, 2022 15:14 Europe/Tirane
  • Al Kaida kërkon një milion dollarë për lirimin e 5 punonjësve të OKB

Terroristët e organizatës Al Kaida në provincën Ebin të Jemenit kanë kërkuar një milion dollarë për lirimin e pesë punonjësve të OKB-së të cilët i kanë rrëmbyer më parë.

Në provincat jugore të Jemenit të cilat kontrollohen nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, veprojnë edhe grupe të terroristëve të Al Kaida. Shumë herë në media të ndryshme janë publikuar dokumente për lidhjen e terroristëve të Al Kaidas dhe ISIS në Jemen me Arabinë Saudite. Koalicioni Agresor i Arabisë Saudite çdo herë kur është zënë ngushtë dhe është përballur me disfatë në luftimet me forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit, ka përdorur terroristët e Al Kaidas dhe ISIS dhe vazhdon t’i përdorë akoma elementët terroristë.

Tani sipas faqes informative Al-Akhbarije Al-Jemenije, thuhet se burimet jemenase kanë njoftuar se kryetari i provincës Ebin i cili është një prej të afërmeve të presidentit jemenas në dorëheqje Mansur Hadi, po mbikëqyrë procesin e ndërmjetësimit me terroristët e Al Kaidas.

Grupi terrorist Al Kaida më parë me anë të një deklarate, ka deklaruar se në luftën Al-Sume’a dhe Al-Zaher në provincën Al-Bejda në qendër të Jemenit, ka luftuar përkrah forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Tags