Barham Saleh: Krimet e Halebçe, simbol i vuajtjeve të kurdëve dhe të popullit irakian
(last modified Wed, 16 Mar 2022 14:26:56 GMT )
Mars 16, 2022 15:26 Europe/Tirane
  • Barham Saleh: Krimet e Halebçe, simbol i vuajtjeve të kurdëve dhe të popullit irakian

Presidenti i Irakut me rastin e përvjetorit të sulmeve me armë kimik në Halabja, deklaroi: "Krimet e Halabja janë simbol i vuajtjeve të popullatës kurde dhe të të gjithë popullit të Irakut".

Sulmet dhe bombardimet të kryera me armë kimike në kohën e luftës Irak-Iran në vitin 1988 nga ish-regjimi Ba'th i Irakut, kanë krijuar dhimbje dhe vuajtje shumë të mëdha për popullatën e atyre rajoneve.

Faqja informative Middle East News njoftoi se Barham Saleh, presidenti i Irakut, sot (të mërkurën) në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Krimi i bombardimeve me armë kimike në Halabja ka krijuar vullnet dhe vendosmërinë e popullit irakian për të luftuar kundër dhunës dhe diktaturës dhe për të fituar të drejtën për një jetë të lirë dhe me dinjitet. Halabja është një plagë e thellë në ndërgjegjen kolektive dhe është simbol i vuajtjes së popullatës kurde dhe të të gjithë popullit të Irakut dhe është krimi më i madh që është kryer kundër çdo qenie të gjallë në këtë vend".

Tags