Dy ushtarë turq vriten në veri të Sirisë
(last modified Sat, 23 Apr 2022 12:21:12 GMT )
Prill 23, 2022 14:21 Europe/Tirane
  • Dy ushtarë turq vriten në veri të Sirisë

Burimet e informimit kanë njoftuar se dy ushtarë turq u vranë nga grupi militant kurd SDF në veri të Sirisë.

Kanali informativ Sky News të shtunën njoftoi se forcat grupit militant kurd SDF kanë sulmuar një makinë të blinduar të ushtrisë turke në periferi të qytetit Mara, në veri të Alepos në veriperëndim të Sirisë, duke vrarë dy ushtarë turq dhe duke plagosur disa të tjerë.

Pas këtij sulmi, forcat e artilerisë së ushtrisë turke kanë sulmuar pozicionet e forcave të grupit militant kurd SDF në zonat veriore të Alepos.

Ndërkohë burimet e informimit nga Siria raportuan për lëvizjen e një kolone të forcave amerikane të përbërë nga 35 automjete që transportonin municione dhe pajisje logjistikë, si dhe disa cisterna nafte drejt bazave amerikane në lindje të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, burimet siriane duke konfirmuar këtë lajm të shtunën, kanë thënë se cisternat amerikane të naftës kanë hyrë në Siri përmes korridorit ilegal Al-Waleed në kufirin me Irakun.

Sipas këtyre burimeve, cisternat që forcat e ushtrisë amerikane kanë sjellë në Siri janë bosh dhe supozohet se do të mbushen me naftë që forcat pushtuese amerikane po vjedhin nga disa zona në provincën Hasake në bashkëpunim me elementë të grupit militant kurd SDF.

Tags