May 13, 2022 15:57 Europe/Tirane
  • 26 pjesëtarë të forcave të mbrojtëse lokale të ushtrisë siriane janë vrarë dhe plagosur në Alepo

12 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me raketa nga persona të armatosur kundër një minibusi që transportonte forcat e mbrojtjes lokale të ushtrisë siriane.

Kanali televiziv Al-Majadin njoftoi se në këtë sulm, forcat e mbrojtjes lokale të ushtrisë siriane janë sulmuar midis rajoneve "Nabl" dhe "Al-Zahra", në kohën kur po transferoheshin nga pika e konfliktit në aksin "Ajnxhara" që ndodhet në perëndim të provincës Alepo.

Sipas këtij burimi, ky sulm është kryer nga elementë të grupit terrorist Tahrir al-Sham (ish-Fronti Nusra), por burimet siriane akoma nuk kanë publikuar ndonjë raport për këtë ngjarje.

Ky sulm është kryer në kohën kur tre muaj më parë terroristët vendosën një bombë në një minibus që transportonte ushtarët sirianë në Damask, duke plagosur 11 dhe duke vrarë një ushtar sirian.

Disa muaj para këtij shpërthimi, kryeqyteti sirian gjithashtu kishte përjetuar një shpërthim të ngjashëm. Një shpërthim i ngjashëm me bombë në Damask, pati vrarë të paktën 14 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Grupi terrorist i njohur si "Saraya Qasion" kishte marrë më parë përgjegjësinë për shpërthimin në Damask duke publikuar deklarata në kanalin e tij Telegram.

Tags