Karvani i parë i haxhinjve mbërriti në Arabinë Saudite për ceremoninë e Haxhit
(last modified Sun, 05 Jun 2022 14:14:35 GMT )
Qershor 05, 2022 16:14 Europe/Tirane
  • Karvani i parë i haxhinjve mbërriti në Arabinë Saudite për ceremoninë e Haxhit

Karvani i parë i haxhinjve mbërriti në Arabinë Saudite nga Indonezia për të marrë pjesë në ceremoninë madhështore të Haxhit.

Agjencia e lajmeve Anadoly njoftoi ceremonia madhështore e Haxhit e cila ishte kufizuar përgjatë dy viteve të kaluara për shkak të shpërthimit të pandemisë së virusit Corona, këtë vit do të mbahet sipas masave të marra.

Në një deklaratë të Ministria për Çështje të Haxhit të Arabisë Saudite thuhet se fluturimi i parë i një karvani me besimtarë nga Indonezia u ul në Medine ditën e diele.

Besimtarët myslimanë për vazhdimin e ritualeve të Haxhit, në ditët në vijim do të shkojnë në Mekë.

Ministria saudite e Haxhit dhe Umres njoftoi se besimtarët myslimanë pjesëmarrës në ceremoninë e Haxhit këtë viti, do të vazhdojnë të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite me avionë të Malajzisë dhe Indisë.

Ministria saudite e Haxhit dhe Umres ka deklaruar më parë se ata që udhëtojnë për në vend nga jashtë Arabisë Saudite për të marrë pjesë në ceremoninë e Haxhit duhet të kenë një rezultat negativ të testit PCR (testi Corona) më pak se 72 orë para se të mbërrijnë në Arabinë Saudite.

Tags