Udhëheqësi i Ansarullah: Sistemi saudit përjashton disa myslimanë nga Haxhi për arsye politike
(last modified Sat, 09 Jul 2022 07:53:08 GMT )
Korrik 09, 2022 09:53 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Ansarullah: Sistemi saudit përjashton disa myslimanë nga Haxhi për arsye politike

Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit theksoi se sistemi saudit po i privon disa myslimanë nga haxhi për shkak të qëndrimeve politike të tij apo qëndrimeve amerikane dhe izraelite kundër tyre.  

Sejed "Abdul Malik Bedr al-Din al-Houthi" ka uruar Umetin Islam dhe haxhilerët e Bejtullah Al-Haram dhe kombin jemenas për ardhjen e Kurban Bajramit. Al-Houthi tha: Ndryshe nga delegacionet myslimane, sistemi saudit i mirëpret ngrohtësisht delegacionet hebreje dhe sioniste. Al-Houthi vuri në dukje pengesat e sistemit saudit kundër pelegrinëve dhe tarifat e tepruara dhe tha:  Sistemi saudit po përpiqet ta kthejë Haxhin në një proces plot pengesa. Lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se kostot e tepruara financiare për pelegrinët janë një shantazh mizor dhe nuk ka asnjë justifikim dhe shtoi: Gjatë Haxhit, sistemi saudit, pa arsyetim, po numëron minutat për të mirëpritur presidentin amerikan në këtë këtë kohë, e cila është një nga shtyllat e Islamit, ndërkohë që kërcënimet e Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa vazhdojnë edhe në kushtet skandalit të aleancave të regjimeve arabe me armikun.

Tags