Nasrallah marshimin e 20 milionë njerëzve për Arbainin në Irak e cilëson si "mrekulli"
(last modified Sat, 17 Sep 2022 18:13:19 GMT )
Shtator 17, 2022 20:13 Europe/Tirane
  • Nasrallah marshimin e 20 milionë njerëzve për Arbainin në Irak e cilëson si

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah e ka përshëndetur si një "mrekulli" pjesëmarrjen e miliona pelegrinëve myslimanë nga e gjithë bota në ritualet vjetore të zisë së Arbainit të Imam Huseinit (a.s) në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela.

Sejed Hasan Nasrallah i bëri komentet të shtunën në një fjalim televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga qyteti lindor i Libanit, Baalbek. Nasrallah e përshkroi marshimin e Arbainit në Irak si një "ceremoni unike" për sa i përket madhësisë dhe numrit të njerëzve dhe tha se ngjarja në të cilën marrin pjesë mbi 20 milionë pelegrinë është një mrekulli. “Arbaini në Qerbela këtë vit konsiderohet tubimi më i madh në botë pasi numri i pelegrinëve që ndodhen në qytetin e shenjtë arrin në mbi 20 milionë”, tha shefi i Hezbollahut. “Gjatë historisë, nuk ka tubim si tubimi i dashamirëve të Imam Huseinit (a.s) në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, dhe kjo sot është si një mrekulli. Njëzet milionë pelegrinë do të thotë 20 milionë zemra që rrahin për dashurinë e Imam Huseinit (a.s). Nasrallah gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha partitë dhe fraksionet politike të Irakut dhe vlerësoi popullin irakian për bujarinë dhe mikpritjen e tij. Më tej në fjalimin e tij, udhëheqësi i Hezbollahut vuri në dukje masakrën e vitit 1982 të mijëra civilëve palestinezë në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatila në krahun jugor të kryeqytetit libanez Bejrut. “Kjo masakër nuk ishte vetëm kundër palestinezëve, por çoi në martirizimin e 1,900 libanezëve dhe 3,500 palestinezëve”, tha Nasrallah, duke shtuar: “Vrasja në Sabra dhe Shatila është masakra më e madhe dhe më e tmerrshme në historinë e luftërave arabo-izraelite dhe autorët e kësaj masakre i shpëtuan dënimit”.

 

Tags