Kombet e Bashkuara miratuan shkatërrimin e armëve bërthamore të regjimit sionist
(last modified Thu, 08 Dec 2022 05:12:54 GMT )
Dhjetor 08, 2022 06:12 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara miratuan shkatërrimin e armëve bërthamore të regjimit sionist

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të mërkurën në mbrëmje me 149 vota pro dhe 6 vota kundër miratoi rezolutën për asgjësimin e armëve bërthamore të regjimit sionist.

Sipas agjencisë IRNA, kundër kësaj rezolute votuan regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mikronezia, Palau dhe Liberia. 26 vende duke përfshirë Ukrainën, Indinë dhe shumë vende evropiane gjithashtu abstenuan. Më parë, Komiteti i Parë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në votimin paraprak bëri thirrje për shkatërrimin e armëve bërthamore të regjimit sionist dhe zbatimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare mbi objektet bërthamore të këtij regjimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Regjimi sionist është ndër të paktët anëtarë të Kombeve të Bashkuara që ka refuzuar të nënshkruajë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).Drafti i kësaj rezolute u propozua nga Egjipti për Komitetin e Parë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Regjimi sionist është një nga 9 vendet në botë që posedojnë armë bërthamore dhe i vetmi vend posedues i armëve bërthamore në rajonin e Azisë Perëndimore, i cili, sipas raporteve, në arsenalin e tij posedon midis 200 dhe 400 koka bërthamore.

 

Tags