Mijëra palestinezë në Gaza kërkuan heqjen e bllokadës së këtij rripi
(last modified Fri, 09 Dec 2022 07:30:44 GMT )
Dhjetor 09, 2022 08:30 Europe/Tirane
  • Mijëra palestinezë në Gaza kërkuan heqjen e bllokadës së këtij rripi

Mijëra palestinezë kërkuan heqjen e bllokadës së Rripit në tubimin e përvjetorit të "Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës" në Gaza. 

Sipas raportimit të Palestinës Today të premten, pjesëmarrësit në tubimin e përvjetorit të themelimit të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës duke ngritur flamujt palestinezë, mbanin pankarta ku kërohej heqja e rrethimit të rripit të  Gazës nga regjimi sionist. “Jamil Mazher”, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, në këtë tubim tha se thyerja e rrethimit të Gazës është një nga prioritetet e mbrojtjes së popullit dhe rezistencës dhe për këtë ne bashkëpunojmë me të gjithë patriotët. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës gjithashtu deklaroi se kjo lëvizje dhe forcat e rezistencës nuk do të lejojnë që asnjë palestinez të izolohet në asnjë qytet apo kamp. Mazher shtoi se rritja e operacioneve të rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor të lumit Jordan është një opsion strategjik dhe ne do të luftojmë me të gjitha forcat kundër regjimit sionist dhe kolonëve të tij. Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, gjatë muajve të fundit operacionet anti-sioniste janë rritur ndjeshëm; Liderët politikë dhe institucionet ushtarake e të sigurisë të këtij regjimi pranojnë paaftësinë e tyre për t'u përballur me këto operacione dhe paralajmërojnë për zgjerimin e tyre.

Tags