Martirizohet një fëmijë palestinez në Jenin
(last modified Mon, 12 Dec 2022 07:03:15 GMT )
Dhjetor 12, 2022 08:03 Europe/Tirane
  • Martirizohet një fëmijë palestinez në Jenin

Burime palestineze jashtë kufirit raportuan për martirizimin e një fëmije palestineze në sulmin e forcave sioniste në kampin Jenin.

Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe martirizojnë, plagosin ose i arrestojnë palestinezët. Sipas faqes së lajmeve “Palestine Today”, një fëmijë palestinez i quajtur “Jandi Magdi Al-Ahoul” (15 vjeç) është vrarë nga snajperët sionistë. Rrjeti Al Jazeera i Katarit gjithashtu duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze njoftoi; Orë më parë, forcat pushtuese sioniste sulmuan Jeninin në Bregun Perëndimor dhe në konflikt të armatosur me luftëtarët e rezistencës, plagosën 3 palestinezë dhe arrestuan dy të tjerë. Burimet lokale palestineze njoftuan; Gjendja e një prej të rinjve të plagosur nga ushtarët sionistë është kritike.  Një numër i madh forcash të njësisë speciale të regjimit sionist mëngjesin e së hënës bastisën shtëpitë palestineze në lindje të qytetit Jenin në Bregun Perëndimor, por ata u përballën me rezistencën e forcave palestineze. Pas këtij sulmi sionist në Jenin, luftëtarët palestinezë të rezistencës i pritën ata me granata artizanale.

Tags