Çavushoglu thekson unitet më të madh mes myslimanëve për të parandaluar sulmet sioniste
(last modified Sat, 08 Apr 2023 14:38:15 GMT )
Prill 08, 2023 16:38 Europe/Tirane
  • Çavushoglu thekson unitet më të madh mes myslimanëve për të parandaluar sulmet sioniste

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë u bëri thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër krimeve dhe sulmeve të regjimit sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa.

Ministri i jashtëm turk Mevlyt Çavusoglu tha se vendet islamike duhet të dënojnë më me vendosmëri krimet e regjimit sionist dhe të parandalojnë vazhdimin e sulmeve kundër vëllezërve dhe motrave palestineze. Çavuşoğlu vuri në dukje se vendet islamike në takimet e mëparshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik morën vendime me qëllim mbështetjen e Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa dhe shtoi se Turqia nuk do ta braktisë kurrë çështjen e Palestinës dhe Bejtul-Mokadesit.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar së fundmi dënoi sulmet e regjimit sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe ndaj besimtarëve palestinezë dhe tha: "Sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm që adhurojnë Zotin gjatë ritualeve fetare, nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë".

Pas bombardimeve të Rripit të Gazës nga regjimi sionist, grupet palestineze kanë goditur me raketa kolonitë sioniste përreth Rripit të Gazës dhe kanë lëshuar raketa edhe kundër avionëve luftarakë të regjimit sionist.

Tags