Rekomandime të Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres për mysafirët e "Shtëpisë së Zotit"
(last modified Sat, 27 May 2023 14:57:14 GMT )
May 27, 2023 16:57 Europe/Tirane
  • Rekomandime të Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres për mysafirët e

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka lëshuar një deklaratë dhe ka dhënë rekomandime për haxhinjtë e "Shtëpisë së Zotit".

Ceremonia e Haxhit është tubimi më i madh i myslimanëve, i cili zhvillohet çdo vit në muajin Dhul-Hixhe, në qytetin e Mekës dhe rrethinat e tij në Arabinë Saudite.

Faqja informative Al-Watan të shtunën njoftoi se Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres në këtë deklaratë u kërkoi haxhinjve të Bejtullah Al-Haram-it që të mbanin dokumente zyrtare për ritualet e Haxhit dhe të zvogëlojnë peshën e barrës së tyre gjatë ritualeve të Haxhit për të lehtësuar procesin e përfundimit të punëve administrative të udhëtimit.

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite deklaroi se vizitorët e "Shtëpisë së Zotit" nuk kanë të drejtë të prodhojnë apo shpërndajnë fletushka mediatike pa lejen e Ministrisë së Informacionit. Ata gjithashtu duhet të përmbahen nga mbajtja e mitingjeve me qëllime politike.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, është e ndaluar mbajtja e tubimeve me qëllim të lutjes kolektive dhe ngritjes së zërit apo kryerjes së ritualeve fetare në vendet e Shenjta. Vizitorët e "Shtëpisë së Zotit duhet të kenë parasysh gjithashtu se fotografimi dhe filmimi brenda vendeve të shenjta është i ndaluara.

Arabia Saudite pritet të presë më shumë se 2 milionë haxhinjë këtë vit, kështu që linjat ajrore saudite kanë rezervuar më shumë se 1,200,000 vende për vizitorët e "Shtëpisë së Zotit".

Gjashtë aeroporte vendase, duke përfshirë aeroportet e Xheda, Riad, Al-Damam, Medine Munvere, Al-Taif dhe Janbu, do të marrin këto fluturime.

Tags