Amerika thotë se vrau Osama al-Muhajer liderin e ISIS në Siri
(last modified Sun, 09 Jul 2023 18:49:30 GMT )
Korrik 09, 2023 20:49 Europe/Tirane
  • Amerika thotë se vrau Osama al-Muhajer liderin e ISIS në Siri

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) pretendoi se lideri i ISIS-it në Siri u vra.

Sipas Reuters, Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) të dielën njoftoi se në sulmin e 7 korrikut të forcave ushtarake të këtij vendi në Siri,  u vra "Osama Al-Muhajer", një nga liderët e ISIS.  Ai u vra në një sulm ajror të kryer dy ditë më parë në lindje të Sirisë. Në këtë deklaratë, CENTCOM gjithashtu theksoi se ISIS është ende një kërcënim jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për ato jashtë rajonit. Duke theksuar se vrasja e liderit të ISIS zvogëlon aftësinë e kësaj organizate për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste, CENTCOM tha se operacionet kundër ISIS do të vazhdojnë në bashkëpunim me partnerët e CENTCOM në Siri dhe Irak për ta shkatërruar ISIS-in plotësisht. Uashingtoni ka shtuar bastisjet dhe operacionet kundër të dyshuarve të ISIS-it në Siri, duke vrarë dhe arrestuar liderë të ISIS-it që u strehuan në zonat e kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Turqia, pasi ata  në vitin 2019 humbën territorin e tyre në Siri.

Tags