Miliona njerëz në Qerbela për të përkujtuar Ditën e Ashures
(last modified Sat, 29 Jul 2023 19:33:05 GMT )
Korrik 29, 2023 21:33 Europe/Tirane
  • Miliona njerëz në Qerbela për të përkujtuar Ditën e Ashures

Miliona njerëz nga e gjithë bota u tubuan të shtunën në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (as), Imamit të tretë të myslimanëve shiitë dhe nipit të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).

Zimbajtësit u mblodhën në faltoren e Imam Hoseinit për t'i bërë nderime atij në ditën e 10 të muajit të Muharremit, e njohur si Ashura. Myslimanët shiitë mbajnë ceremoni zie gjatë 10 ditëve të para të Muharremit për të kujtuar Imam Huseinin dhe 72 shokët e tij, të cilët u martirizuan në Betejën e Qerbelasë, në Irakun jugor, në vitin 680 pas Krishtit, pasi luftuan me guxim për drejtësi kundër ushtrisë shumë më të madhe të Kalifit Umejad, Jezidi I. Ceremonitë e muajit Muharrem simbolizojnë qëndrimin e përjetshëm dhe të palëkundur të së vërtetës kundër gënjeshtrës dhe luftën e njerëzimit kundër padrejtësisë, tiranisë dhe shtypjes.

 

Tags