Sulmi me dron në akademinë ushtarake siriane vrau të paktën 100 njerëz
(last modified Thu, 05 Oct 2023 18:55:58 GMT )
Tetor 05, 2023 20:55 Europe/Tirane
  • Sulmi me dron në akademinë ushtarake siriane vrau të paktën 100 njerëz

Një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në qytetin perëndimor Homs, ka vrarë të paktën 100 njerëz dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur, thonë raportet.

Ushtria siriane konfirmoi se disa dronë” kishin sulmuar të enjten “ceremoninë e diplomimit” ku morën pjesë familjet e kadetëve në Homs. Ushtria tha se "organizatat e armatosura terroriste shënjestruan ceremoninë e diplomimit dhe sulmi u krye nga "grupe terroriste". Forcat e armatosura siriane thanë se sulmi ishte "i paprecedentë", duke shtuar se ai u krye nga "dronë të ngarkuar me eksploziv". Ushtria e Sirisë premtoi të përgjigjet "me forcë dhe vendosmëri të plotë, duke paralajmëruar se ata që planifikuan dhe ekzekutuan sulmin "do ta paguajnë shtrenjtë". “Kishte dhjetëra ushtarë të plagosur, si dhe civilë me lëndime kritike në mesin e familjeve të ftuara, duke përfshirë gra dhe fëmijë, përveç një numri studentësh që morën pjesë në diplomim,” tha Ministria siriane e mbrojtjes në një deklaratë. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Vëzhguesit thonë se sulmi u nis nga zonat në veriperëndim të Homsit. Ai erdhi një ditë pasi forcat e ushtrisë siriane kryen një sërë operacionesh ushtarake kundër bazave terroriste dhe depove të armëve në provincën veriperëndimore Idlib. Dhjetëra terroristë, mes tyre komandantë të profilit të lartë, u vranë në operacion, sipas ministrisë siriane të mbrojtjes.

 

Tags