Tetor 21, 2023 18:56 Europe/Tirane
  • 22 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftimeve në Rripin e Gazës

Komiteti Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve njoftoi se të paktën 22 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve mes palestinezëve dhe regjimit sionist.

Në kundërpërgjigje të krimeve të sionistëve, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur nga e shtuna e 7 tetorit 2023, një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Humbja katastrofike e sionistëve, vrasja e më shumë se një mijë sionistëve dhe humbja e disa kolonive sioniste dhe qendrave ushtarake, ka bërë që krerët e këtij regjimi të vënë në shënjestër të vazhdueshëm civilët dhe popullin e pafajshëm në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit dhe të kryejnë krim lufte ndër më të tmerrshmet duke e rrethuar këtë qytet.

Sipas faqes së internetit Palestine News, Komiteti Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve njoftoi se të paktën 22 gazetarë në mesin e më shumë se 4000 viktimave janë vrarë që nga fillimi i konfliktit midis palestinezëve dhe regjimit sionist.

Komiteti Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve shtoi se në këto luftime u vranë 18 gazetarë palestinezë, një gazetar libanez dhe tre gazetarë izraelitë. Gjithashtu thuhet se 8 gazetarë kanë mbetur të plagosur dhe tre të tjerë janë zhdukur apo arrestuar.

Komiteti theksoi se gazetarët në anën e Rripit të Gazës përballen me rreziqe ekstreme për të mbuluar krizën e shkaktuar nga sulmet shkatërruese të ushtrisë izraelite, ndërprerja e komunikimeve dhe ndërprerjet e gjera të energjisë elektrike.

Sipas këtij raporti, kanë kaluar 14 ditë nga sulmet e pushtuesve sionistë ndaj civilëve në Rripin e Gazës dhe gjatë kësaj periudhe janë vrarë mbi 4 mijë civilë palestinezë dhe janë plagosur mbi 13 mijë persona.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza bëri të ditur përmes një komunikate se 70% e të vrarëve në Gaza janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Tags