Reagimi i Ansarullahut të Jemenit ndaj sanksioneve të SHBA-së; Mbështetja për Palestinën do të vazhdojë
(last modified Sat, 17 Feb 2024 07:03:43 GMT )
Shkurt 17, 2024 08:03 Europe/Tirane
  • Reagimi i Ansarullahut të Jemenit ndaj sanksioneve të SHBA-së; Mbështetja për Palestinën do të vazhdojë

Zëdhënësi i Ansarullahut të Jemenit reagoi ndaj zbatimit të sanksioneve amerikane kundër këtij grupi dhe tha:   Jemeni nuk do të preket nga vendimi i Amerikës dhe mbështetja për Palestinën do të vazhdojë.

Muhamed Abdulselam njoftoi:  Jemeni do të vazhdojë të mbështesë Gazën me të gjitha mjetet e disponueshme dhe nuk do të lejojë asnjë anije izraelite dhe anije të destinuara për Palestinën e pushtuar që të udhëtojë në ujërat e rajonit të Detit të Kuq. Ai tha:  Sanksionet janë pjesë e hipokrizisë publike të Amerikës. Zëdhënësi i Ansarullah-ut shtoi: Nëse Amerika është mësuar me regjimet që bien nën barrën e politikave të saj arrogante dhe terroriste, Jemeni nuk është një nga këto vende. Ai tha: Amerika dëshiron të dëmtojë Jemenin dhe këto vendime janë për të inkurajuar dhe mbështetur Tel Avivin në vazhdimin e vrasjes masive të palestinezëve.  Abdulselam shtoi: Është Amerika ajo që inkurajon të tjerët për terrorizëm global duke mbështetur Izraelin, duke ardhur në detet tona dhe duke sulmuar tokën tonë.

Tags