Erdogan takohet me Mahmud Abbas në Ankara
(last modified Fri, 16 Aug 2024 12:50:10 GMT )
Gusht 16, 2024 14:50 Europe/Tirane
  • Erdogan takohet me Mahmud Abbas në Ankara

Në një takim me kreun e Autoritetit Palestinez, Presidenti i Turqisë diskutoi zhvillimet e fundit në Palestinë dhe agresionin e vazhdueshëm të regjimit gjenocidal izraelit kundër popullit të Gazës.

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore (ISNA), Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë takimit të tij me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas në Ankara, theksoi pozicionin e vendosur të vendit të tij në mbështetjen e kombit palestinez dhe të drejtën për liri, pavarësi dhe formimin e një shtet të pavarur palestinez. Mahmud Abbas njoftoi gjithashtu vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës, tërheqjen e plotë të ushtrisë së regjimit sionist nga kjo zonë, ndërprerjen e agresionit të vazhdueshëm të regjimit sionist në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem dhe formimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin si kërkesat më të rëndësishme të popullit palestinez. Kreu i Autoritetit Palestinez theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të detyrojë regjimin sionist të zbatojë rezolutat, ligjet dhe vendimet ndërkombëtare dhe të mbështesë anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

 

Tags