I dërguari izraelit: Ndërtesa e OKB-së duhet të fshihet nga faqja e tokës
(last modified Wed, 21 Aug 2024 06:01:28 GMT )
Gusht 21, 2024 08:01 Europe/Tirane
  • I dërguari izraelit: Ndërtesa e OKB-së duhet të fshihet nga faqja e tokës

Ambasadori në largim i Izraelit në Kombet e Bashkuara ka sulmuar organizatën ndërkombëtare, duke thënë se selia e OKB-së duhet të fshihet nga faqja e tokës.

“Ndërtesa e OKB-së duhet të mbyllet dhe të fshihet nga faqja e dheut”, tha Gilad Erdan në një intervistë me një gazetë izraelite të martën.

“Kjo ndërtesë, e cila mund të duket bukur nga jashtë, është në të vërtetë e përdredhur dhe e shtrembëruar”, pohoi Erdan, duke thënë se ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut është “e panevojshme”.

Në një sulm të mëparshëm ndaj organizatës ndërkombëtare, Erdan kishte kritikuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

I dërguari izraelit sulmoi gjithashtu agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Më parë, më 10 maj, në të njëjtën kohë me shqyrtimin e rezolutës së grupit të vendeve arabe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për anëtarësimin e plotë të Palestinës në këtë organizatë, në një akt fyes, ambasadori izraelit grisi Kartën e Kombeve të Bashkuara përpara të gjithëve.

Regjimi sionist është kritikuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe është dënuar për veprimet e tij mizore gjatë fushatës së tij të gjenocidale në Gaza.

I pyetur në intervistën me gazetën izraelite, se cilat janë planet e tij për të ardhmen, Erdan tha se e sheh veten duke udhëhequr Partinë e krahut të djathtë Likud pasi Benjamin Netanyahu të japë dorëheqjen.

 

Tags