9 dëshmorë dhe më shumë se 300 të plagosur në shpërthimet e reja në Liban
(last modified Wed, 18 Sep 2024 17:41:51 GMT )
Shtator 18, 2024 19:41 Europe/Tirane
  • 9 dëshmorë dhe më shumë se 300 të plagosur në shpërthimet e reja në Liban

Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se nga shpërthimet e sotme në këtë vend 9 persona kanë mbetur dëshmorë dhe mbi 300 janë plagosur.

Sipas Al Jazeera, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se nëntë persona kanë mbetur të martirizuar dhe mbi 300 janë lënduar si pasojë e shpërthimit të pajisjeve wireless, celularëve, laptopëve dhe kompjuterëve në këtë vend.

Disa media raportuan gjithashtu se Mossad kishte përdorur eksplozivë në këto pajisje në të njëjtën mënyrë si shpërthyes të pagerëve.

Lidhur me këtë, burime mediatike, duke publikuar foto, bëjnë të ditur se pas shpërthimeve të reja, zjarret kanë rënë në shtëpi dhe makina në zona të ndryshme të Libanit.

Ndërkohë, Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka paralajmëruar se regjimi sionist do të paguajë një çmim të rëndë për sulmin e tij terrorist në të gjithë Libanin.

Sipas Al-Manar, Hezbollah në një deklaratë të mërkurën në mëngjes njoftoi se krimi do të dyfishojë vendosmërinë e tij për luftën kundër regjimit sionist.

Grupi libanez gjithashtu shprehu ngushëllime për familjet e dëshmorëve dhe u lut për shërimin e shpejtë të të plagosurve në këtë sulm.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Gazën dhe rezistencën e saj dhe të mbrojmë Libanin, kombin dhe sovranitetin e tij”, thuhet në deklaratën e Hezbollahut.

 

Tags