Sulm i Hezbollahut mbi ushtarët sionistë në veri të territoreve të pushtuara
(last modified 2024-10-01T08:20:43+00:00 )
Tetor 01, 2024 10:20 Europe/Tirane

Hezbollahu i Libanit ka njoftuar për një sulm artilerie ndaj pozicioneve ushtarake të regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Hezbollahu i Libanit njoftoi sot se ka shënjestruar me raketa qytetin e pushtuar Safad dhe vendbanimet sioniste Gishr HaZiyyon dhe Kapri në veri të Palestinës së pushtuar.

Gjithashtu, Hezbollahu i Libanit, me anë të një komunikate njoftoi se luftëtarët e Rezistencës kanë shënjestruar me sulme artilerie mëngjesin e kësaj të marte një grup ushtarësh të armikut sionist në hyrje të vendbanimit sionist Shtula.

Në operacionet e luftëtarëve të Rezistencës, ushtarët e armikut sionist u vunë në shënjestër të drejtpërdrejtë dhe të saktë të predhave të topave.

Ndërkohë, mediat e regjimit izraelit raportuan për zhurmën e një shpërthimi të fuqishëm në Tel Aviv mëngjesin e sotëm (e martë).

Ndërkohë që ushtria e regjimit sionist ka njoftuar fillimin e një operacioni tokësor “të kufizuar” në Liban mëngjesin e sotëm, Hezbollahu i Libanit gjithashtu ka njoftuar se u është kundërvënë lëvizjeve të ushtarëve izraelitë dhe i ka shënjestruar ata në kufijtë jugorë të Libanit.

Hezbollah, përmes një komunikate njoftoi: "Luftëtarët e kësaj partie, me armët e duhura që disponojnë, u përballën me lëvizjet e ushtarëve armiq izraelitë në fushat përballë vendbanimeve Al-Adisa dhe Kfar-Kala dhe u shkaktuan atyre viktima dhe dëme."

 

Tags