Haaretz: Banda djallëzore e Netanyahut do t'i bëjë izraelitët psikotikë dhe do të shkaktojë më shumë fatkeqësi
(last modified Sun, 13 Oct 2024 13:14:03 GMT )
Tetor 13, 2024 15:14 Europe/Tirane
  • Haaretz: Banda djallëzore e Netanyahut do t\'i bëjë izraelitët psikotikë dhe do të shkaktojë më shumë fatkeqësi
    Haaretz: Banda djallëzore e Netanyahut do t\'i bëjë izraelitët psikotikë dhe do të shkaktojë më shumë fatkeqësi

ParsToday- Një media hebraike raportoi për gjendjen e trazuar mendore të izraelitëve nën hijen e luftërave aktuale që ka nisur regjimi pushtues izraelit.

Në një artikull të shkruar nga shkrimtari i famshëm izraelite Tsvi Bariel, gazeta hebraike "Ha'aretz", ka shqyrtuar gjendjen e rëndë psikologjike të sionistëve nën hijen e tensioneve të shkaktuara nga veprimet e liderëve fashistë të regjimit pushtues sionist, që ka vënë në rrezik ekzistencën e këtij regjimi.

Sipas ParsToday, gazeta izraelite “Haaretz” në këtë artikull ka shkruar: "Të gjithë izraelitët kanë kaluar në 5 faza të traumave psikologjike dhe një bandë djallëzore e udhëhequr nga Netanyahu, e cila është përgjegjëse për "tragjedinë" e 7 tetorit, po e çon Izraelin në më shumë tragjedi".

Në këtë artikull, Tsvi Bareil i referohet teorisë së psikiatres amerikano-zvicerane Elizabeth Kubler-Ross për pesë fazat e dëmtimit psikologjik dhe shkruan: "Kur një person përballet me një fatkeqësi, ai kalon 5 faza të tronditjes psikologjike, që janë, përkatësisht, faza e mohimit, zemërimit, përpjekja për të ikur nga realiteti, depresioni dhe më pas pranimi i realitetit".

Sipas këtij raporti, "gjatë vitit të kaluar shoqëria e pikëlluar izraelite po përjeton këto faza të tronditjes psikologjike dhe ka hyrë në fazën e pranimit të realitetit, që konsiderohet si faza më e rrezikshme. Duket se izraelitët duhet të mësohen me jetën kaotike që kanë dhe të mos presin që të burgosurit izraelitë të kthehen nga Gaza".

Autori i këtij artikulli vë në dukje: "Shoqëria izraelite sot është në mes të një katastrofe me të cilën po mësohet dalëngadalë, frika e djegies së kockave zvarritet në shtyllën kurrizore të izraelitëve dhe i kërcënon ata me mbytje".

Sipas Tsvi Bareil, "kjo frikë nuk është shkaktuar nga lufta e madhe e ardhshme; përkundrazi, është nga fakti se Izraeli ende qeveriset nga një bandë djallëzore dhe injorante e përbërë nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrat e kabinetit të tij, duke përfshirë Itamar Ben Gower dhe Bezalel Smotrich, të cilët kanë arritur të krijojnë katastrofën më të keqe historike për Izraelin".

Në fund të këtij artikulli thuhet: "Krimet e sundimtarëve të Izraelit, të cilat çuan në fatkeqësinë e operacionit "Stuhia Al-Aksa" më 7 tetor 2023, janë ato që u mundësojnë atyre të krijojnë më shumë fatkeqësi për Izraelin".

 

Tags