Dِeputetja sioniste dyshon për rrjedhjen e dokumenteve të sulmit ndaj Iranit/Është përfshirë një zyrtar i lartë
(last modified 2024-10-21T09:25:32+00:00 )
Tetor 21, 2024 11:25 Europe/Tirane
  • Dِeputetja sioniste dyshon për rrjedhjen e dokumenteve të sulmit ndaj Iranit/Është përfshirë një zyrtar i lartë

Një deputete e regjimit sionist shprehu dyshime rreth dokumenteve të publikuara të vendimit të regjimit sionist për të sulmuar Republikën Islamike të Iranit dhe tha se ky veprim (rrjedhje dokumentesh) është kryer nga zyrtarë të lartë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga rrjeti telviziv informativ Al-Jazeera, Tali Gottlieb (aka Revital Gotliv), përfaqësuese e partisë Likud në Knesset, në një deklaratë në lidhje me këtë, tha: "Zbulimi i dokumenteve në lidhje me sulmin e Izraelit ndaj Iranit nuk është i rastësishëm."

Ajo theksoi: "Një zyrtar i rangut të ulët nuk mund të jetë i vetmi person që mund të ketë zbuluar dokumentet e sulmit ndaj Iranit."

Gottlieb pretendoi se zbulimi i dokumenteve ishte bërë qëllimisht për të parandaluar sulmin e Izraelit ndaj Iranit.

Këto deklarata u bënë pasi të premten, rrjeti i lajmeve CNN dhe faqja e internetit Axios, duke cituar 2 dokumente të publikuara në një kanal të platformës Telegram, pretenduan se Izraeli po përgatiste një operacion në ditët e fundit duke kryer fluturime zbulimi të dronëve spiunë dhe lëvizje e transportim të raketave balistike.

Gjithashtu, agjencia e lajmeve Associated Press shkroi të dielën duke cituar tre zyrtarë të informuar amerikanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hetojnë shpërndarjen e paautorizuar të dokumenteve tepër sekrete (Top Secret) në lidhje me spiunimin e planeve të Izraelit për t'iu përgjigjur Iranit.

Një zyrtar i informuar tha për agjencinë Associated Press se në kontekstin e hetimit aktual, është duke u hetuar mënyra se si janë marrë këto dokumente dhe nëse një anëtar i komunitetit të inteligjencës amerikane i ka zbuluar ato qëllimisht apo nëse ato janë shtënë në dorë nëpërmjet një metode tjetër, si hakerimi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të zbulojnë se kush kishte akses në këto dokumente përpara se ato të zbuloheshin.

 

Tags