Një fëmijë mes katër të vdekurve pas sulmit izraelit në spitalin e Libanit
(last modified Tue, 22 Oct 2024 06:48:07 GMT )
Tetor 22, 2024 08:48 Europe/Tirane
  • Një fëmijë mes katër të vdekurve pas sulmit izraelit në spitalin e Libanit

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën katër persona, duke përfshirë një fëmijë, pranë spitalit kryesor qeveritar në jug të Bejrutit, tha ministria libaneze e shëndetësisë.

Sulmi, i cila goditi një parking makinash të Spitalit Universitar Rafik Hariri, plagosi 24 persona të tjerë, sipas qeverisë.  Bombardimi pranë spitalit ishte një nga 13 sulmet ajrore të kryera nga Izraeli në jug të Bejrutit. Ky ishte një nga sulmet më agresive në Liban që kanë nisur më shumë se një javë. Autoritetet libaneze thanë se të paktën 17 qytetarë libanez, përfshirë katër pjestarë të ndihmës së parë, u vranë gjatë sulmit pranë spitalit Rafik Hariri. Për javë të tëra sulmet ajrore izraelite kanë goditur zona të mëdha të Libanit, duke detyruar mbi një milion njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë. Pushtimi tokësor izraelit, që synon dëbimin e Hezbollahut nga jugu i Libanit, ka vrarë 2,483 njerëz dhe ka plagosur 11,628 të tjerë, tha ministria. Autoritetet izraelite thonë se gjatë së njëjtës periudhë 59 persona janë vrarë në veri të Izraelit dhe në lartësitë e pushtuara të Golanit. Një ndërtesë tjetër mjekësore në periferi të Bejrutit, pranë spitalit Al-Sahel, ka marrë masa për evakuim pas pretendimeve të Izraelit se një bunker parash i Hezbollahut ishte vendosur poshtë tij. Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, pretendoi se Hezbollahu kishte fshehur qindra miliona dollarë në para dhe ar në Spitalin Al-Sahel. Ai tha se Izraeli nuk do të godiste spitalin, por po monitoronte kompleksin. Drejtori i spitalit Fadi Alameh, gjithashtu një ligjvënës i partisë Shiite lëvizja Amal, i quajti pretendimet si të rreme dhe i kërkoi ushtrisë libaneze të inspektonte dhe të tregonte se objekti në fjalë ka vetëm salla operacioni, pacientë dhe një morg. Ndërkohë luftëtarët e Hezbollahut kanë vazhduar të gjuajnë me raketa në veri të Izraelit, duke lëshuar 170 të paktën predha vetëm të hënën.