28 dëshmorë dhe të plagosur në sulmin e regjimit sionist në Bejrut
(last modified Tue, 22 Oct 2024 09:38:44 GMT )
Tetor 22, 2024 11:38 Europe/Tirane
  • 28 dëshmorë dhe të plagosur në sulmin e regjimit sionist në Bejrut

Sulmi ajror izraelit pranë një spitali në jug të Bejrutit la katër dëshmorë dhe 24 të plagosur.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin televiziv Al-Mayadeen, Bejruti, veçanërisht zonat e tij të banuara, u bombardua 13 herë brenda vetëm një ore.

Në këtë sulm ajror, u sulmua një makinë e parkuar pranë Spitalit të Shkencave Mjekësore "Rafiq al-Hariri".

Gjithashtu, ky regjim sionist kishte lëshuar një paralajmërim evakuimi për spitalin "Al-Sahel" në Dahiya, gjë që solli evakuimin e shumë pacientëve nga ky spital. Mbrëmë, ushtria e regjimit sionist gjithashtu ka vënë në shënjestër edhe zona të ndryshme në Bejrut, duke përfshirë edhe zonat në afërsi të aeroportit të Bejrutit.

Në të njëjtën kohë me këto sulme, regjimi sionist sulmoi edhe zonën "Wadi al-Harir", që ndodhet në pikëkalimin "Al-Masna" në kufirin mes Libanit dhe pikës kufitare "Xhdeidet Jabus" në Siri.

Po ashtu, gazetari i rrjetit televiziv Al-Mayadeen raportoi se u sulmua gjithashtu edhe zona Al-Awzai dhe seksioni i peshkatarëve në zonën bregdetare të Bejrutit.

Nga ana tjetër, nga zona lindore e Libanit dhe lugina Al-Bika' u raportua se dy qytezat "Meshghara" dhe "Suhmur" në pjesën perëndimore të këtij rajoni janë bombarduar gjithashtu dy herë.

Më 23 shtator, ushtria sioniste ndërmori sulme masive në zona të ndryshme të jugut të Libanit, sulme të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Këto sulme kanë shkaktuar rënien e qindra dëshmorëve dhe mijëra të plagosurve.

 

Tags