Sulme amerikane me dron në dy qytete në Jemen
Burime jemenase njoftuan se këtë të martë, më 12 nëntor pasdite, një dron amerikan ka vënë në shënjestër qytetet Zi Naim dhe al-Somaa në Jemenin jugor.
Ky raport erdhi pasi burimet jemenase njoftuan disa orë më parë se avionët luftarakë amerikano-britanikë sulmuan një automjet në al-Somaa.
Mediat jemenase nuk dhanë detaje të mëtejshme për dëme të mundshme materiale dhe humbje jetësh.
Javët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë intensifikuar sulmet e tyre në tokën jemenase.
Në muajt e fundit, ushtria jemenase ka rrëzuar disa herë dronët amerikanë që fluturonin në qiellin e Jemenit.
Në mbështetje të Izraelit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë sulmuar Jemenin dhjetëra herë deri më tani, por nuk kanë arritur të ndalojnë operacionet e ushtrisë jemenase.
Qendra Britanike e Operacioneve të Tregtisë Detare raportoi të martën një sulm në një anije në ujërat territoriale të Jemenit në Detin e Kuq. “Ne kemi marrë një raport për një incident që ndodhi 70 milje në jugperëndim të portit Hudaydah", njoftoi kjo qendër.
Kjo qendër shtoi: “Një anije njoftoi se ishte sulmuar dhe se aty pranë kishin ndodhur disa shpërthime".