Bashkëpunimi i Arabisë Saudite me Monafekinët dhe sionistët për të terrorizuar shkencëtarët iranianë
(last modified Mon, 11 Jul 2016 15:02:54 GMT )
Korrik 11, 2016 17:02 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi i Arabisë Saudite me Monafekinët dhe sionistët për të terrorizuar shkencëtarët iranianë

Gazeta libaneze Al Khaber ka shkruar se Turki Al Feisal, ish-shefi i inteligjencës saudite dhe babai i marrëdhënieve klandestine saudite me regjimin sionist, mori pjesë në një konferencë të organizuar në Paris me Monafekinët dhe zbuloi skenarin e ri të marrëdhënieve të tensionuara Riad-Teheran.

Turki Al Feisal në konferencën e Monafekinëve në Paris troç dëshmoi mbështetjen e tij për grupin terrorist Monafekin, për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit. Qeveria saudite është duke luajtur me karta të ndryshme për të eskaluar armiqësitë mes shiitëve të tilla si inkurajimi i konfliktit shiit-shiit, etiketimet e Iranit për ndërhyrje në Irak, mbështetja e grupeve ekstremiste të tilla si ISIS dhe Al-Kaeda së bashku me grupet e armatosura si Hamasi i Irakut apo grupi Abasian, shpërndarja po ashtu e flakëve të sherrit mes kurdëve me Iranin, si dhe ndarje e fiseve irakiane, të gjitha këto shihen si karta të Arabisë që po tenton t’i luaj në Irak. Besohet se pushtetarët vehabistë të Arabisë Saudite synojnë të ndezin zjarr dhe konflikte në rajon, në mënyrë që të godasin Iranin, i cili është një nga lojtarët më të mëdhenj kundër terrorizmit dhe kundër sionizmit. Ata po bëjnë përpjekje të ndezin konflikte ndër-etnike dhe ndërsektare në Iran, për të realizuar qëllimet e tyre të dështuara. Turki Al Feisal në konferencën e Monafekinëve në Paris troç dëshmoi mbështetjen e tij për grupin terrorist Monafekin, për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit.

 

Tags