Çfarë synon Erdogan me gjendjen e jashtëzakonshme?
(last modified Sat, 23 Jul 2016 12:44:38 GMT )
Korrik 23, 2016 14:44 Europe/Tirane
  • Çfarë synon Erdogan me gjendjen e jashtëzakonshme?

Presidenti Erdogan merr atë që do. Për tre muaj ai do të ketë mundësi të drejtojë me dekrete fatet e vendit. Këtë ai ka kohë që e bën, por tani ai ka edhe bazën e nevojshme kushtetuese. Kjo ka rëndësi për të, prandaj ai kërkon me çdo kusht edhe një ndryshim të kushtetutës. Në të do të fiksohet edhe parimi i një sistemi presidencial.

Dëshira e fortë e Erdoganit për legjitimet demokratik

Ai e ushtron gjithsesi këtë pushtet presidencial dhe mund ta harronte këtë. Por një legjitimim demokratik i pushtetit të tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të. Prandaj ai nuk lë rast pa kujtuar se është presidenti i parë i zgjedhur direkt nga populli. Erdogani dëshiron ta përdorë për provë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai do të ndajë dhe të sundojë, përmes mënyrës së tij të sundimit ai do ta ndajë popullin edhe më fort në atë që janë pro dhe që janë kundër tij. Kjo është përvoja e ditëve dhe netëve të shkuara. Megjithë skepticizmin përballë Presidentit Erdogan nuk duhet harruar se në ç’situatë të rrezikshme u ndodh Turqia natën e puçit. Për shkak të shumë masave jodemokratike, Erdogani shihet pikërisht në Gjermani që në krye me mosbesim. Por sa më shumë hollësi bëhen të ditura për planet dhe synimet e puçistëve, aq më tepër bie në mendime. Një juntë ushtarake do të kishte sjellë shumë vuajtje në popull, do ta kishte hedhur vendin pas me vite, nëse jo me dekada.

Pas puçit nuk duhet të jetë para puçit

Turqia mezi i shpëtoi një katastrofe të mundshme. Nga ana tjetër tani duhet të sigurohet që pas puçit nuk është para puçit. Presidenti Erdogan nuk duhet ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për një “puç të bardhë” për të realizuar objektivat e tij. Puçistët u përgatitën gjatë për përpjekjen për puç.

Por edhe më gjatë është përgatitur Erdogani për “spastrimin” siç e quan ai, të cilin e nisi natën e puçit. Fakti që sa thellë kishin depërtuar në ambientin e tij më të ngushtë mbështetës realë dhe të supozuar të Gylenit do ta nxisë edhe më tej dëshirën e tij për spastrime. Dhe në rastin më të keq, edhe paranoja politike e udhëheqjes turke, se ajo është e rrethuar nga armiq dhe komplotistë, do të nxitet edhe më tej.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zgjatur periudhën e paraburgimit të të dyshuarve deri në 30 ditë, vendim ky i marrë pas valës së arrestimeve të funksionarëve shtetërorë, të akuzuar për grushtin e shtetit të fundjavës së kaluar.

Erdogan ka deklaruar se, gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në vend do t’u lejojë autoriteteve të rivendosin rendin dhe të sheshojnë pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në mënyrë efikase. Të paktën 60 mijë funksionarë shtetërorë janë arrestuar dhe pezulluar nga detyra në Turqi, një lëvizje kjo që është kritikuar gjerësisht nga ndërkombëtarët. Punonjës të Ministrisë së Arsimit, mësues të shkollave private dhe dekanë të fakulteteve përbëjnë rreth gjysmën e personave të goditur nga masat e Erdogan. Shkollat dhe shoqatat e mbyllura akuzohen për lidhje me klerikun mysliman turk që jeton në Shtetet e Bashkuara, Feithullah Gulen. Mes institucioneve që janë urdhëruar të mbyllen janë edhe 19 sindikata, 15 universitete dhe 35 qendra mjekësore. Këtë të shtunë, kryeprokurori i Ankarasë, Harun Kodalak u citua nga mediat turke të thoshte se, 1.200 ushtarë të arrestuar për grushtin janë lënë të lirë. 

Tags