Turqia të mos shkelë sovranitetin kombëtar të Damaskut
(last modified Wed, 24 Aug 2016 19:04:50 GMT )
Gusht 24, 2016 21:04 Europe/Tirane
  • Turqia të mos shkelë sovranitetin kombëtar të Damaskut

Ministria e jashtme e Sirisë operacionin e ushtrisë turke në veri të Sirisë e cilësoi si shkelje të sovranitetit kombëtar të Sirisë.

Duke reaguar ndaj inkursionit të ushtrisë turke në brendësi të territorit sirian, qeveria e Damaskut deklaroi se lufta kundër terrorizmit në territorin e Sirisë nga cila do palë qoftë, duhet të kryhet në koordinim me qeverinë dhe ushtrinë siriane. Hyrja e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë turke në territorin sirian, nën përkrahjen ajrore të avionëve amerikanë, është një veprim i dënueshëm dhe shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar të Sirisë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Damaskut.

 

Tags