Sionistët irritohen nga ngritja e flamurit të Palestinës
(last modified Mon, 05 Sep 2016 11:46:17 GMT )
Shtator 05, 2016 13:46 Europe/Tirane
  • Sionistët irritohen nga ngritja e flamurit të Palestinës

Sionistët janë irrituar për shkak të ngritjes së flamurit të Palestinës në "Parkun Hebre" në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Kanali 7 i televizionit të regjimit sionist raportoi se disa të rinj palestinezë kanë ngritur flamurin e Palestinës në Parkun Hebre në afërsi të fshatit Sebastia të qytetit Nablos. Si pasojë e këtij veprimi, janë irrituar kolonët sionist dhe kanë kërkuar nga forcat e regjimit okupator që të shtojnë masat e sigurisë në këtë rajon. Kolonët sionist kanë akuzuar autoritetet e regjimit sionist për neglizhencë në garantimin e sigurisë së rajonit. Hana Isa, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Islamik-Krishterë për Përkrahjen e Kodsit dhe të vendeve të shenjta, në lidhje me politikat pushtuese dhe krimet e regjimit sionist, ka thënë se ky regjim që nga koha e okupimit të Kodsit të shenjtë në vitin 1967, pa ndërprerë ka punuar për zhdukjen e identitetit arabo-islamik të këtij qyteti dhe për hebraizimin e tij. 

 

Tags