Shtohet numri i ushtarëve amerikanë në Irak
(last modified Fri, 09 Sep 2016 10:20:19 GMT )
Shtator 09, 2016 12:20 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i ushtarëve amerikanë në Irak

Burimet amerikane kanë bërë të ditur se Pentagoni do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Irak.

Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se Xhon Dorrian, zëdhënësi i koalicionit të ashtuquajtur për luftë kundër ISIS, të enjten, deklaroi se gjatë disa ditëve të fundit mbi 400 forca të tjera ushtarake të Amerikës janë dislokuar në Irak. Ai deklaroi se numri i forcave amerikane të dislokuar në Irak është 4460 ushtarë. Shtimi i numrit të forcave ushtarake të Amerikës në Irak bëhet në kohën kur grupi terrorist ISIS në vitet e fundit me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Uashingtonit dhe të aleatëve të tij perëndimorë dhe arabë, ka kryer shumë krimeve në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme sidomos në Irak dhe Siri. Vlen të theksohet se koalicioni kundër ISIS i përbërë nga 60 vende të botës me në krye Amerikës, me pretekst të luftës kundër grupit terrorist ISIS, që nga shtatori i 2014-tës, ka filluar "sulmet" ajrore kundër pozicioneve të ISIS në territorin e Sirisë dhe të Irakut. Këto sulme nuk kanë sjell rezultat tjetër, përveç shkatërrimit të infrastrukturës së këtyre vendeve dhe mbështetjen e terroristëve.

 

Tags