Refugjatët irakianë kthehen në Kirkuk
Shtator 13, 2016 16:26 Europe/Tirane
Qindra familje irakiane që ishin shpërngulur nga frika e sulmeve të terroristëve të ISIS janë kthyer në shtëpitë e tyre në Kirkuk.
Shumica e refugjatëve të kthyer janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Fitoret e ushtrisë irakiane përballë terroristëve dhe clirimi i rajoneve të shumta nga pushtimi i ISIS kanë bërë që miliona refugjatë të rikthehen në shtëpitë e tyre në qytete të ndryshme të Irakut. Megjithatë, rruga e kthimit nuk ka qenë e lëhtë për të gjithë refugjatët. Si pasojë e një sulmi të terroristëve ndaj refugjatëve që po ktheheshin në qytetin Havixha, 9 persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën. Sipas statistikave ndërkombëtare, rreth 4 milionë irakianë janë shpërngulur si pasojë e sulmeve të ISIS.