Tjetër vepër makabre e ISIS në Irak
(last modified Tue, 20 Sep 2016 15:38:33 GMT )
Shtator 20, 2016 17:38 Europe/Tirane
  • Tjetër vepër makabre e ISIS në Irak

Terroristët e ISIS për të krijuar tmerr dhe panik në radhët e popullit irakian, sot kanë kryer një tjetër krim mizor duke u prerë kokat 6 të rinjve irakianë në sheshin qendror të Mosulit.

Të rinjtë irakianë u akuzuan se ishin anëtarë të grupeve kundërshtare të ISIS. Edhe në ditën e Kurban Bajramit, terroristët kishin ekzekutuar 8 të rinj irakianë duke i mbytur në ujë. Nga ana tjetër, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane kanë cliruar sot rajonin Xhegaife 100 km në jug të Mosulit duke e shtrënguar edhe më shumë rrethimin e Mosulit.

 

Tags