Një vajzë pa hixhab e pranishme në ceremoninë e Haxhit
(last modified Wed, 21 Sep 2016 11:03:53 GMT )
Shtator 21, 2016 13:03 Europe/Tirane
  • Një vajzë pa hixhab e pranishme në ceremoninë e Haxhit

Ka disa ditë që në internet është përhapur fotoja e një vajze pa hixhab e pranishme në ceremoninë e Haxhit në Arabinë Saudite.

Një prej mediave arabe ka bërë të ditur identitetin e kësaj femre e cila ka marrë pjesë në ceremoninë e Haxhit pa respektuar hixhabin islamik. Bëhet fjalë për vajzën e Saadin Hariri, ish kryeministër i Libanit dhe një prej aleatëve të Arabisë Saudite.Myslimanët nga e gjithë bota kanë dënuar këtë veprim të turpshëm dhe kanë kritikuar rëndë Arabinë Saudite e cila për shkak të neglizhencës në organizimin e ceremonisë së Haxhit ka lejuar që vajza e një prej ish politikanëve të Libanit të kryejë ceremoninë e haxhit pa respektuar hixhabin islamik. Kjo skenë e turpshme ku vajza pa veshur hixhabin islamik qëndron dhe fal namazin, ka shkaktuar reagimin e madh të myslimanëve malajzianë. Myftiu i madh i Malajzisë Dhulfaki Muhamed Bekri pasi e quajti të turpshëm këtë skenë ka thënë; Sipas informacioneve të deritanishme kjo vajzë e marrë është vajza e një politikani libanez, mirëpo ligji hyjnor është i njëjtë për të gjithë dhe nuk bëhen dallime mes politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë në respektimin e ligjeve hyjnore. Ai në një intervistë dhënë gazetës Malaisia Today ka thënë: Regjimi Al Saud është përgjegjës për këtë ngjarje të turpshme dhe ky regjim është në krye të të gjitha mashtrimeve dhe ngjarjeve. Pamjet e publikuara tregojnë se vajza është Lulu Hariri. Ajo është vajza se Saadin Hariri ish kryeministër i Libanit një prej personave më të pasur në botë e cila ka lindur në vitin 2001.

Tags