Bashkëshortja e Adel Xhubejr kërkon divorc, Xhubejr homoseksual
(last modified Wed, 21 Sep 2016 13:20:57 GMT )
Shtator 21, 2016 15:20 Europe/Tirane
  • Bashkëshortja e Adel Xhubejr kërkon divorc, Xhubejr homoseksual

Gazeta Al-Kabs duke cituar Farah Al-Faiz, bashkëshorten e ministrit të punëve të jashtme të regjimit Al Saud, pretendoi se ajo ka kërkuar shkurorëzim nga Adel Xhubejr për shkak se ai është homoseksual dhe procedurat e shkurorëzimit i ka filluar në një gjykatë në Britaninë e Madhe.

Parstoday njofton se gazeta kuvajtiane Al-Kabs duke cituar Farah Al-Faiz, bashkëshorten e ministrit të punëve të jashtëm të regjimit Al Saud, pretendoi: "Farah Al-Faiz procedurat e shkurorëzimit të saj nga Xhubej i ka filluar në një gjykatë në Britaninë e Madhe dhe shkaku i kërkesës së saj për shkurorëzim është fakti se bashkëshorti i saj Adel Xhubejr është homoseksual". Kjo gazetë e Kuvajtit në vazhdim thotë: "Adel Xhubejr, diplomati 50 vjeçar saudit (i cili konsiderohet një prej politikanëve më të rinj të këtij vendi), përveçse është përfshirë me çështjen e divorcit me bashkëshorten, ai po përballet edhe me një skandal tjetër për shkak të publikimit të lajmeve për praninë e tij në një parti mashkullor në Tajlandë. Ky funksionar famëkeq saudit ka heshtur ndaj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë çështje dhe ka refuzuar çdo lloj interviste me mediat në këtë drejtim. Mirëpo bashkëshortja 27 vjeçare e Adel Xhubejr në një prononcim për gazetarët, ka deklaruar: "Kam gjetur argumente të forta dhe të besueshme në lidhje me Adel Xhubejr dhe marrëdhëniet e tij të turpshme me disa shokë në Tajlandë, ndërsa një javë më parë këtë çështje e ka konfirmuar një javë më parë edhe vet Adel Xhubejr". Farah Al Faiz në vazhdim ka thënë: "Të gjitha problemet dhe krizat që krijohen pas martesës për individët, janë shqetësuese mirëpo kur e kupton se bashkëshorti yt është homoseksual dhe gënjeshtar, kjo mund ta shkatërrojë të gjithë jetën. Shkatërrimi i kësaj jete ka lënë ndikim shumë të keq mbi ndjenjat e 4 fëmijëve të mi, sidomos kur merren parasysh traditat që sundojnë në Arabinë Saudite dhe pas publikimit të këtyre të vërtetave, individin e godet një vërshim i dhunës dhe nervozes". Vlen të theksohet se sipas dispozitave islame, homoseksualizmi konsiderohet një mëkat i madh dhe për këtë çështje janë paraparë dënime shumë të rënda.

Tags