Amerika dërgon trupa ushtarake në rajonin e Kurdistanit të Irakut
(last modified Sun, 02 Oct 2016 05:37:34 GMT )
Tetor 02, 2016 07:37 Europe/Tirane
  • Amerika dërgon trupa ushtarake në rajonin e Kurdistanit të Irakut

Me gjithë kundërshtimin e popullit dhe grupeve politike në Irak, në rajonin e Kurdistanit të Irakut me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe në mbështetje të operacionit për çlirimin e  qytetit Mosul, është futur kontingjenti i parë i forcave amerikane.

Një prej autoriteteve të zyrës së forcave peshmerga në rajonin e Kurdistanit të Irakut ka thënë se 50 konsulentë ushtarakë dhe oficerë ushtarakë amerikane kanë arritur në aeroportin e Erbilit, misioni i të cilëve është bashkëpunim në operacionin për çlirimin e Mosulit. Ndërkohë kontingjenti i parë i forcave amerikane që është futur në këtë rajon të Irakut është i përbërë nga 600 ushtarakë prej të cilëve në rajonin e Kurdistanit do të qëndrojnë 200. Këto forca amerikane do të kenë përgjegjësinë e kontaktit dhe lidhjes mes forcave ajrore amerikane dhe forcave tokësore. Duke pasur parasysh krimet e shumta të ushtrisë amerikane në Irak, populli irakian dhe grupet kombëtare të këtij vendi janë kundër dislokimit të forcave amerikane në vend.  

 

Tags