Strehohen mbi 21 mijë të zhvendosur në Mosul
(last modified Thu, 03 Nov 2016 06:01:49 GMT )
Nëntor 03, 2016 07:01 Europe/Tirane
  • Strehohen mbi 21 mijë të zhvendosur në Mosul

OKB ka njoftuar se mbi 21 mijë persona janë zhvendosur nga Mosuli në operacionet e ushtrisë irakiane për rimarrjen e Mosulit.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, Stephane Dujarik, zëdhënës i OKB, ka njoftuar se gjysma e këtyre të zhvendosurve janë vendosur nëpër kampe, ndërsa gjysma tjetër nëpër rajone tjera të Irakut. Ndërkaq dje, forcat irakiane kanë larguar 3000 mijë civilë nga rajonet lindore të Mosulit. Ministria irakiane për emigracion, të mërkurën ka njoftuar se forcat irakiane kanë larguar 3000 civilë nga rajonet lindore të Mosulit, duke i vendosur ata në kampet e ndërtuara përreth Mosulit.  Operacionet për çlirimin e Mosulit kanë filluar më 17 tetor me urdhër të kryeministrit irakian Hediar Ebadi. Forcat irakiane kanë filluar operacionet masive në të katër anët e këtij qyteti, për të rimarrë kontrollin nga terroristët e ISIS.

 

Tags