UNRWA nuk ka mjete të mjaftueshme për të ndihmuar refugjatët palestinezë
(last modified Sun, 20 Nov 2016 18:55:53 GMT )
Nëntor 20, 2016 19:55 Europe/Tirane
  • UNRWA nuk ka mjete të mjaftueshme për të ndihmuar refugjatët palestinezë

Agjencia e OKB për refugjatët palestinezë deklaroi se ky organizëm ndërkombëtar nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për të ndihmuar refugjatët palestinezë.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Adnan Abu Hasane, zëdhënës i UNRWA në Gaza, deklaroi se kjo agjenci për shkak të problemeve financiare, nuk mundet të ndihmojë banorët e Gazës, banesat e ët cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar nga sulmet e regjimit të Izraelit. Ai pohoi se Rripi i Gazës po përballet me një katastrofë humanitare për shkak të bllokadës së imponuar nga Izraeli dhe në rast se UNRËA nuk do të marrë ndihma financiare, që nga muaji dhjetor nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë refugjatët palestinezë në Rripin e Gazës. Kjo agjenci ndihmon pjesërisht palestinezët që humbën banesat e tyre në agresionin izraelit ndaj Gazës në vitin 2014, ku u shkatërruan mbi 11 mijë banesa të palestinezëve.

 

Tags