Pjesëmarrja e miliona besimtarëve në ceremoninë e Arbainit, përgjigje ndaj komplotit të takfiristëve
(last modified Mon, 21 Nov 2016 13:06:38 GMT )
Nëntor 21, 2016 14:06 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e miliona besimtarëve në ceremoninë e Arbainit, përgjigje ndaj komplotit të takfiristëve

Zv/kryetari i partisë Kuvendi i Lartë Islamik të Libanit, deklaroi se pjesëmarrja paqësore e miliona besimtarëve në ceremoninë e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) është përgjigjja më e mirë ndaj komplotit të terroristëve takfiristë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulamir Ghablan, zv/kryetari i partisë Kuvendi i Lartë Islamik të Libanit, të dielën në një deklaratë me rastin e përvjetorit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), tha se pjesëmarrja e miliona besimtarëve myslimanë nga vende të ndryshme të botës në Qerbela për përkujtimin e të dyzetave të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), është përgjigje e fortë kundër takfiristëve dhe devijimeve që sulmojnë me devijimet e tyre umetin islam në përgjithësi. Zv/kryetari i partisë Kuvendi i Lartë Islamik të Libanit në vazhdim dënoi ashpër shpërthimet e fundit që ndodhen në provincën Qerbela dhe Anbar të Irakut dhe deklaroi se grupet terroriste lejojnë derdhjen e gjakut të njerëzve të pafajshëm në kohën kur veprime të tilla kundërshtohen ashpër nga feja dhe arsyeja e shëndoshë. Shejkh Ghablan vlerësoi përpjekjet e forcave të ushtrisë siriane dhe irakiane dhe aleatëve të tyre në luftën për shkatërrimin e grupeve terroriste dhe theksoi në pjesëmarrjen e të gjithë myslimanëve në luftën kundër terrorizmit.

Tags