Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane në Alepo
(last modified Wed, 30 Nov 2016 18:41:01 GMT )
Nëntor 30, 2016 19:41 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane në Alepo

Forcat e ushtrisë siriane dhe forcat e rezistencës kanë spastruar rajonin Shejkh Said, në juglindje të Alepos nga prania e terroristëve takfiristë.

Ushtria siriane e përkrahur nga forcat e rezistencës ka spastruar rajonin Shjekh Said, duke vrarë dhjetëra terroristë takfiristë, ndërsa dhjetëra terroristë të tjerë kanë hedhur armët dhe janë arratisur drejt lagjeve të kontrolluara nga terroristët. Çlirimi i rajonit Shejkh Said është disfata më e madhe që nga viti 2012 për grupet terroriste në pjesën lindore të Alepos që përkrahen nga Turqia. Ndërkohë, Rami Abdurrahman, drejtori i Vëzghuesve të të drejtave të njeriut në Siri me seli në Londër, deklaroi se kontrollimi i pjesës veriore dhe lindore të Alepos nga ushtria siriane është një disfatë absolute e terroristëve. Gjithashtu, forcat siriane kanë çliruar plotësisht rrugën Kastelo, duke bërë të mundur dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo.

 

Tags