Vritet një anëtar i lartë i AKP në Turqi
(last modified Sat, 24 Dec 2016 13:19:06 GMT )
Dhjetor 24, 2016 14:19 Europe/Tirane
  • Vritet një anëtar i  lartë i AKP në Turqi

Burimet e sigurisë në Turqi kanë njoftuar për vrasjen e një anëtari të lartë të partisë në pushtet AKP nga persona të armatosur.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jëlmaz Bulut, anëtar i lartë i partisë në pushtet në Turqi AKP, është vrarë nga persona të panjohur të armatosur. 

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Jëlmaz Bulut, anëtar i lartë i partisë në pushtet në Turqi AKP, është vrarë sot në mëngjes në rajonin Çanakaja si pasojë e një sulmi të personave të armatosur. 

Burimet policore të Turqisë kanë. deklaruar se kanë filluar hetimet për arrestimin e autorëve të këtij sulmi. 

Vrasja e Jëlmaz Bulut, anëtar i lartë i partisë në pushtet në Turqi AKP, ka ndodhur në kohën kur Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, gjatë një fjalimi në Stamboll ka theksuar se ekzistojnë sfida të brendshme dhe të jashtme përpara qeverisë së Turqisë.

Tags